Për të marrë tokë shtetërore prej tre hektarësh në një ankand publik, fermeri ka ofruar madje 100 miliardë euro! Oferta e tij është zgjedhur si më e favorshme dhe i është ofruar të nënshkruaj marrëveshje me shtetin. Por, ai kurrë nuk e nënshkroi marrëveshjen. Toka ka mbetur e mbuluar me bar. Më pas, me këtë veprim të tij joserioz, ky ofertues ka penguar që këtë tokë ta merrte dikush që me të vërtetë kishte nevojë të punonte.

Rastet e tilla nebuloze në të ardhmen do të sanksionohen me ndryshimet në Ligjin për Tokë Bujqësore, të cilat morën dritë jeshile në seancën e fundit të Qeverisë. Bujqit që do të marrin tokë bujqësore në pronësi të shtetit në ankand, në të ardhmen do të detyrohen nëse nuk lidhin kontratë pas ankandit, t’i paguajnë kompensim shtetit. Shuma do të jetë në varësi të shumës së qirasë vjetore të ofruar nga personi i cili e ka marrë tokën me qira.

Aplikojmë edhe një mundësi tjetër, që është, gjatë ankandit elektronik për tokë bujqësore mbi 3 hektarë, nëse i pari në listë nuk e lidh kontratën, atë do të mund ta bëjë ai që është në vendin e dytë – deklaroi Ljupço Nikolovski, Ministër i Bujqësisë.

Ndryshimet ligjore parashikojnë që të rinjtë deri në moshën 40 vjeçare të cilët kanë marrë tokë shtetërore, të lirohen nga pagimi i qirasë për tre vjet që nga lidhja e kontratës. Pjesë e risive është edhe mundësia që në tokë bujqësore të ndërtohen objekte hotelierike dhe sportive – rekreative, si dhe mundësi për bujqit të cilët kanë blerë tashmë tokë bujqësore shtetërore të mund të aplikojnë edhe për shpallje të reja për parcela deri në 10 hektarë. Kjo kryesisht ka të bëjë me bodrumet e verës.

Sa i përket largimit të tij nga ministria e bujqësisë, në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Nikolovski siguron se nuk do të ketë ngecje në reformat e agro-sektorit, por nuk tregoi se kush do ta zëvendësojë atë.

Aleksandra Spasovska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...