Skuadra e Juventusit përgatitet për një javë vendimtare, pasi që “bardhezinjtë” duhet të mbrojnë kryesimin në kampionat ndaj kërcënimeve të Lazios dhe Interit, para se të zhyten në Ligën e Kampionëve, në sfidën ndaj Lionit, e vlefshme për të 1/8 e finales. Portieri Xhanluixhi Bufon beson se Lacio është më I rrezikshëm se sa Interi, në garën për titullin kampion në Seria A.

“Nëse Inter do të shkonte më tej në Liga Europa, atëherë me siguri do të thoja se Lacio do të ishte rivali ynë më i rrezikshëm. Duke luajtur vetëm për ditë të diele, mund të frikësojë më shumë. Konte është një mik i mirë, ka qenë kapiteni im dhe ka fituar e merituar të drejtën që të bëjë çdo lloj zgjedhje. Unë për vete e kam përzemër, nuk e di për Juven”, deklaroi Bufon.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...