Xhanluixhi Bufon do të ketë rastin që të barazojë rekordin e Paolo Maldinit me 902 paraqitje në terrenet futbollistike. Portieri i Juventusit do të jetë në portën e kampionit aktual të Italisë në sfidën me Veronon, me çka do të barazojë rekordin e Maldinit. Është e qartë se portieri veteran do të vendos rekord të ri , pasi që para tij është sezoni i plotë në Seria A. Bufon nisi karrierën te Parma, në sezonin 1995/96, ndërsa pas 6 vitesh, kaloi te Juventusi, ku qëndroi deri në vitin 2018. Pastaj, Bufon, një sezon e kaloi te skuadra franceze e Paris Sen Zhermenit , para se të rikthehet në Torino.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...