Komisioni Evropian shpalosi Strategjinë për Ballkanin Perëndimor, e cila përmban perspektivë të qartë për integrimin e këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Me Strategjinë, vendet e rajonit obligohen të përmbushin reformat e nevojshme në sferën e sundimit të ligjit, zhvillimit social dhe ekonomik, sigurisë dhe migracionit, agjendën digjitale sidhe të mbyllin çështjet e hapura me fqinjët. Ndërkohë që Strategjia përshkruan dobitë që vetë BE-ja do t’i ketë nga integrimi i rajonit dhe se çfarë investimesh do të bëjë në të ardhmen. Shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini thekson se BE-ja do të ndajë të ardhme të përbashkët me Ballkanin Perëndimor, nëse vendet e Ballkanit Perëndimor i bëjnë reformat e nevojshme.

Kjo Strategji sot jep një perspektivë të përbashkët, të qartë dhe konrekte për integrimin europian të secilit prej 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbi proceset të bazuara në meritë, që tashmë njihen shumë mirë. Kuptohet se nevoja për reforma është e qartë, në mënyrë që qytetarët mund të gëzojnë të njëjtat të drejta dhe standardin e njëjtë sikurse qytetarët e Bashkimit Evropian. Po shohim shumë reforma që po realizohen në rajon, me vendosshmëri që na tregon një të vërtetë të thjeshtë, se njerëzit dhe liderët e Ballkanit kanë bërë një zgjidhje të qartë për të sjellë vendet e tyre brenda BE-së, gjithsecili në fazën e vete, secili në kohën e vete. Por drejtimi është vendosur dhe sot ne u themi atyre se ne kemi bërë zgjedhjen e njëjtë dhe se perspektiva e tyre është shumë e qartë edhe për ne poashtu – deklaroi Shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini. 

Kryeministri, Zoran Zaev theksoi se Strategjia vlerëson përparimin e vendit në rrugën drejt BE-së dhe fton të gjitha palët të angazhohen për reformat e nevojshme për anëtarësimin e vendit.

Strategjia e publikuar për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian theksohet se Republika e Maqedonisë ka bërë përparim të dukshëm në rrugën e saj evropiane. Për këto arsye, Komisioni Evropian ka shprehur gatishmëri të jep rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim, mbi bazë të plotësimit të kushteve. Sipas kësaj Strategjie, Republika e Maqedonisë lëviz në rrugën e vërtetë. Me nxitjen dhe motivin që vijnë me këtë vendim të rëndësishëm të Komisionit Evropian edhe një herë ftoj deputetët në Kuvend nga të gjitha partitë politike, Presidentin e vendit, opozitën dhe të gjitha institutet e sistemit që maksimalisht të angazhohemi në procesin e reformave – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Kreu i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker theksoi se nuk ka integrim në BE, pa i zgjidhur kontestet fqinjësore. Ndërsa tha se Serbia e Mali i Zi janë vendet që kanë shënuar progres të dukshëm dhe se ka mundësi që në vitin 2019 të bëhen pjesë e BE-së.

Anesa Salihu

Loading...

Shpërndaj me

Loading...