Në një seancë gjyqësore të mbajtur të premten, Britney Spears akuzoi babain e saj, Jamie, i cili e coi në një spital psikiatrik pa dëshirën e saj. Madje, këngëtarja kërkoi që të lirohej nga kontrolli i tij konservator, thotë një raport i ri.

Ajo është gati që ti japë fund kontrollit të babait, të cilin e lejoi para 11 vitesh që të japë vendim për çdo gjë. Gjykatësi nuk i plotësoi kërkesën pasi nuk ka patur asnjë akuzë gjatë kësaj kohe.

Mbetet për tu parë nëse çështja e saj do të mbetet nën hetim.

Muajt e fundit, Britney është përballur me problemet shëndetësore të babait, të cilat i shkaktuan disa çrregullime. Mediat raportuan se ilaçet që merrte për të stabilizuar shëndetin mendor nuk ishin efektive dhe duhet të shkonte tek mjekët për të marrë të tjera. Nuk dihet ende nëse e ka dërguar babai me forcë në qendër për kujdesin shëndetësor./Ora

Loading...

Shpërndaj me

Loading...