Autoritet britanike kanë arrestuar një 64-vjeçar, i cili po çonte me jaht 8 emigrantë ilegal shqiptarë. Tetë emigrantë shqiptarë u zbuluan dhe u kapën nga autoritetet në bordin e një jahti luksoz, ndërsa tentonin të kalonin në Britaninë e Madhe. “Tetë shtetas shqiptarë u gjetën në bord dhe çështjet e tyre tani do të trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”, tha një zëdhënës. Mësohet se shqiptarët u gjetën në një jaht në kanalin anglez. Ndalimi u krye falë ndërhyrjes së anijeve të Forcave Kufitare dhe helikopterëve. Më pas, u bë i mundur dërgimi i jahtit në portin e Portsmouth-it.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...