Aktorja hollywoodiane Brie Larson dhe partneri i saj në filmin e ri, Samuel L. Jackson, u shfaqën në Jonathan Ross Show, ku folën për filmin e tyre të ri “Captain Marvel”, por vëmendja e publikut u tërhoq nga imitimi që çifti i bëri Lady Gaga dhe Bradley Cooper gjatë ndarjes së çmimeve Oscar.

Gjatë ekzekutimit të këngës “Shallow”, e cil apati sukses të madh së bashku me filmin “A Star Is Born”, Lady Gaga dhe Bradley Cooper në skenë u dukën si çift i dashuruar që nuk mundte t’i fshihte emocionet dhe shumica tash mendojnë se ata janë në lidhje, edhe pse këtë e kanë demantuar disa herë.

Shumë shpejt pasi Larson dhe Jackson imituan versionin e tyre të këngës së njohur, publiku u çmend me imitimin e tyre.

 

Shpërndaj me