Për dhjetë vjet, për aq sa nuk është liberalizuar tregu i energjisë elektrike në Maqedoni, kompanitë e vogla dhe të mesme kanë humbur rreth 100 milionë euro, pohon zëvendëskryeministri Koço Angjushev. Në vitin 2014, qeveria e kaluar shtyu liberalizimin e sektorit energjetik në vend, duke thënë se kjo do ta rriste çmimin e energjisë elektrike te kompanitë. Zëvendëskryeministri tani beson se kjo nuk do të ndodhë. Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike pritet të fillojë për rreth tre muaj.

Vlerësimin mund ta bëni shumë lehtë nëse shihni se ata sot paguajnë rreth 140-150 euro për megavat të energjisë elektrike dhe nëse janë në një treg të lirë, çmimi i energjisë elektrike nuk do të jetë më shumë se 75 deri 80 euro për megavat orë dhe e shumëzoni me sasinë që ata e konsumojnë çdo vit. Këtë sasi nuk mund ta them tani, për të mos bërë gabim, por bëhet fjalë për dhjetëra miliona euro në vit -deklaroi Zëvendëskryeministër Koço Angjushev.

Sipas zëvendëskryeministrit, me liberalizimin, energjia elektrike do të bëhet një kategori e tregut dhe kompanitë e mëdha që deri tani vet kanë blerë energji elektrike do të marrin deri në 40 për qind çmime më të ulëta. Nga Qeveria pohojnë se çmimi i energjisë elektrike për amvistëritë nuk do të rritet pas liberalizimit.

Çmimi i energjisë elektrike për familjet garantohet nga dy gjëra, e para është që të aplikohen furnizues universal, të cilët ELEM do të detyrohet t’i japë 80 për qind të prodhimit të vet në vitin 2019, dhe së dyti duke aplikuar një kategori të varfërisë energjetike e cila do t’u ndihmojë kategorive më të rrezikuara të qytetarëve duke u marrë me pagesën e çmimit të energjisë – shtoi Koço Angjushev.

Tre muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Energjetikë përmes një thirrjeje publike, duhet të zgjidhet një furnizues universal për qytetarët të cilët nuk do të duan të blejnë energji elektrike në tregun e lirë. Ai do të ketë çmime të përcaktuara nga Komisioni Rregullator i Energjisë. Kompania EDS, e cila është në pronësi të Zëvendës Kryeministrit Angjushev, aktualisht mban pothuajse gjysmën e tregut të lirë të energjisë elektrike në Maqedoni, më saktësisht 49,06%. Kompania është në fazën e shitjes për kompaninë elektrike shtetërore greke.

Aleksandra Spasevska 

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com