Edhe pse nuk shikojnë dhe as nuk dëgjojnë këto njerëz përjetojnë si të gjithë emocionet që i përcjell botërori i këtij viti që po zhvillohet në Rusi. Falë një programi profesional fansat e futbollit me aftësi të kufizuara munden ta shijojnë njëjte sikur të gjithë emocionet që ofrojnë ndeshjet e futbollit në këtë botëror.

Unë i tregoj nëse Brazili sulmon më shumë në të djathtë apo të majtë, nëse ka penalti, nëse shënojnë gola ose nëse skuadra po sulmon. Për ta treguar këtë ne kemi krijuar këtë fushë të vogël futbolli. Tekstura simbolizon barin ndërsa me lëpak është rrethuar fusha për të pasur një ide sa sa është terreni”, tha  Renato Rodrigez, rrëfyes.

Qëllimi i këtij programi është që të gjithë njerëzit pa dallim të jenë pjesë e këtij realiteti dhe ta përjetojnë të gjithë njëjtë euforinë botërore të futbollit.

Ideja është të festohet gjithpërfshirja, një kohë kur njerëzit, me apo pa çrregullime, të kenë qasje në ndeshjet e Brazilit. Të jenë të gjithë bashkë, të jenë të gjithë tifozë dhe të bëjnë tifo për Brazilin”, u shpreh  lara Souto, anëtare e qeverisë.

Shpërndaj me