Ai është cilësuar si një ndër aktorët dhe regjisorët më të famshëm në Hollywood. Por Bradley Cooper ka gjithmonë kohë për të ëmën.

Pavarësisht agjendës tejet të ngjeshur teksa po regjistron filmin ‘Nightmare Alley’, duket se Bradley ka gjetur kohën për të kaluar një pasdite me të ëmën Gloria Campano.

Dyshja janë fotografuar teksa po ecnin në qytetin e New York-ut dhe kavalieri Cooper mbante në dorë çantën e së ëmës.

Aktori 45 vjeçar ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të ëmën dhe shpesh ajo e ka shoqëruar të birin e famshëm nëpër evente të ndryshme, sish ishte edhe Oscars më 9 shkurt të këtij viti.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...