Banka Qendrore Europiane rriti sot lehtë parashikimet mbi inflacionin dhe rritjen ekonomike në zonën euro për këtë vit, por i ka ulur për vitin e ardhshëm, duke theksuar rreziqet në rritje në lidhje me tensionet proteksioniste.

Instituti europian me qendër në Frankfurt pret një rritje ekonomike me 1,2% dhe një inflacion në masën 1,3% në vitin 2019, kundrejt respektivisht 1,1% dhe 1,2% gjatë parashikimeve në muajin mars.

Megjithatë pret që në vitin 2020, rritja ekonomike të jetë me 1,4% nga 1,6% që parashikohej më para, ndërsa inflacioni pritet të jetë 1,4% nga 1,5% që mendohej.

Sipas Mario Draghi-t, arsyet për këtë rënie vijnë nga kërcënimet mbi tregtinë botërore që janë rritur përtej asaj që parashikohej në mars, duke iu referuar ashpërsimit të përplasjes tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit në vend që të arrihej marrëveshja e shpresuar prej muajsh nga meset ekonomike.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...