Banka Popullore mbetet në parashikimin e saj, se Prodhimi Bruto Vendor do të rritet për 3.5 për qind këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm, 3.8 përqind. Megjithatë, guvernatorja Anita Bezhovska Angelovska, beson se zgjedhjet e parakohshme të shpallura për në pranverë, mund ta ngadalësojnë aktivitetin ekonomik. Sipas saj, edhe këtë vit ka dështuar realizimi i investimeve kapitale, dhe është vërejtur edhe rritje e borxhit publik të Maqedonisë.

Jemi dëshmitarë se bëhen korrigjime në rënie, të rritjes globale. Dhe ky ngadalësim që parashikohet tani, për vitin 2019 është ngadalësimi më i madh, që nga fillimi i krizës ekonomike. Sidoqoftë, të gjitha parashikimet nga institucionet financiare ndërkombëtare përkatëse tregojnë akoma rritje- deklaroi ANITA ANGELOVSKA BEZHOVSKA -Guvernatore e BPRM-së.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...