Paralajmërimet e Drejtores së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard për një “stuhi të re ekonomike” botërore nuk duhet të nënvlerësohen, thonë ekspertët e vendit .Luftërat tregtare midis fuqive të mëdha si Shtetet e Bashkuara dhe Kinës dhe largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian mund ta lëkundin ekonominë globale dhe kjo të ndjehet edhe në vend .Megjithatë , njohësit thonë se kriza që është në njoftim nuk do të zvogëlojë në mënyrë drastike llogaritë e biznesmenëve në Maqedoni.

Ne si një ekonomi e vogël jemi të integruar në këto procese dhe duhet t’i ndjekim këto rreziqe, por këto rreziqe janë me karakter minimal, sepse eksporti nga Maqedonia është në gjendje relativisht të mirë, ehe nga përvoja e viteve të kaluara përvoja ka treguar se ne jemi më të ndjeshëm ndaj ngjarjeve të brendshme dhe krizave të brendshme. Por zhvillime të tilla nuk duhet të na lënë jashtë, si një ishull i izoluar, por ne duhet ta ndjekim atë në mënyrë aktive dhe vigjilente “.  – tha Dr. Blagica Petreski, Drejtore ekzekutive e Institutit Finance Think

Nga Banka Popullore për Alsat thonë se mjedisi global është shumë i rëndësishëm për ekonominë e Maqedonisë. Monitorohen rregullisht parametrat ekonomikë botërorë dhe rreziqet që vijnë nga jashtë, thonë nga Banka Qendrore.

Kjo retorikë e institucioneve kryesore ndërkombëtare nuk duhet të anashkalohet. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka reduktuar dyfishin e mundësisë së rritjes ekonomike globale, si pasojë e materializimit të disa prej rreziqeve. Në periudhën e ardhshme, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme të vendoset një dialog global i fuqive të mëdha ekonomike, të zvogëlohet pasiguria dhe të forcohet besimi “. – u deklaruan nga Banka Popullore

Lagard, si arsye kryesore për një krizë të re të mundshme ekonomike, përmendi reduktimin e vazhdueshëm të rritjes ekonomike në një shkallë globale, që një periudhë më të gjatë është më i vogël se pritjet fillestare dhe parashikimet e institucioneve financiare. FMN ka korrigjuar tashmë parashikimin e ekonomisë botërore nga 3.7 në 3.5 për qind. Përveç luftërave komerciale në mes të ekonomive të mëdha dhe pasigurisë me Bregzitin, Lagard theksoi kostot në rritje të kreditimit të qeverive, kompanive, madje edhe familjeve.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...