Sipas të dhënave të Bankës Popullore (BP) deri në shtator të këtij viti, qytetarët në banka kanë kursyer 4.5 miliardë euro, gati nëntë për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat tregojnë se qytetarët kursejnë më shumë në denarë. Banka Popullore vlerëson se normat e ulëta të interesit do të mbeten edhe në periudhën në vijim.

“Rreth 60 për qind e depozitave bankare, janë në denarë, që është një përmirësim i dukshëm në krahasim me periudhën e krizës globale, kur denarë ishin rreth 40 për qind e depozitave të kursimeve. Qytetarët vazhdojnë të preferojnë kursime në depozita bankare përpara instrumenteve të tjerë në dispozicion. Deri në fund të vitit të kaluar, depozitat bankare përbënin dy të tretat e totalit të aktiveve financiare të popullatës”, deklaroi Anita Angelovska-Bezhovska, Guvernatore e BPRM-së.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...