Në Poloni aktuslishtë është duke u zhvilluar Botërori për moshat nën 20 vjeç. Në ndeshjet e para në grupe kishte disa befasi , por edhe një rekord të ri , për sa I përket kohës së shënimit të golit më të shpejtë në këtë event sportiv. Senegali mposhti 3-0 Tahitin, por në këtë ndeshje vëmendjen më të madhe mori goli i parë i shënuar Amadou Sagna, i cili në fakt kompletoi tripletë në këtë sfidë. Sulmuesi anësor arriti të shënojë golin e parë vetëm pas 9.6 sekondash lojë, duke përfituar nga një top i dalë para porte dhe e dërgoi në rrjetë. Ky është goli më i shpejtë në historinë e Botërorit për moshat U-20.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...