Policia britanike u ka konfiskuar pasaportat 1 200 huliganëve duke u ndaluar atyre hyrjen në Rusi gjatë Botërorit 2018, deklaroi ministri i Brendshëm britanik, Nick Hurd për agjencinë ruse të lajmeve, TASS. Kemi ndaluar hyrjen në Rusi të më shumë se 1 200 vandalëve me precedentë të dhunës në stadiume”, thotë një komunikatë e Ministrisë së Brendshme britanike.

Në total, policia britanike ka konfiskuar 1 254 pasaporta, që do t’u kthehen tifozëve pas mbarimit të Botërorit. Botërori është një festival futbolli dhe nuk ka vend për dhunë dhe rrëmujë’’, – theksoi ministri.

Shpërndaj me