Federata e Futbollit të Maqedonisë e drejtuar nga presidenti Ilço Gjorgjioski dhe nënkryetari Muhamed Sejdini, sot në Moskë votuan për fituesin e garës për nikoqir të Botërort 2026, ose kandidaturës së përbashkët të SHBA-s, Kanadasë dhe Meksikos. Ndërkohë dy muaj më parë , Maroko alarmoi se FIFA me Xhani Infantino ka vendosur që ata mos të fitojnë organizmin e Botërorit 2026. Mediat lansuan lajmin se grupi punues ku ishte edhe Ilço Gjorgjioski ka marë urdhër që “zbeh” kandidaturën e Marokos, që në fund rezultoi me fitoren e kandidaturës së përbashkët “United”.

 

Shpërndaj me