Skuadra e Bostonit ka avancuar me 2:0 në fitore ne serinë e mbi-luajtjes së Konferencës së Lindjes. Këta edhe në ndeshjen e dytë me Klivlendin, iu gëzuan fitores por kësaj radhe me 107-94. Në këtë mënyrë basketbollistët e Bostonit kanë ruajtur efikasitetin maksimal të terrenit vendas në ndeshjet e play offit. Kjo ishte fitorja e tyre e nëntë e luajtur në këto gara. Në këtë përballje gjashtë basketbollist vendas shënuan më shumë se 10 pikë, por në anën e kundërt më i spikatur ishte Lebron Xhejms. 31-vjeçari ndeshjen e mbylli me “triple double”:- 42 pikë, 12 asistime dhe 12 rikuperime. Tani seria finale e mbi-luajtjes transferohet në Klivlend.

Shpërndaj me