Gati një javë policia në Bosnje dhe Hercegovinë po kërkon për vrasësin serik i cili la të vdekur tre veta, midis të cilëve edhe një polic, sot është shpallur shpërblim nga policia kantonale për të gjithë ata të cilët do të kontribuojnë në arrestimin e tij.

Qeveria kantonale në Sarajevë në seancën e sotme ka vendosur të shpallë shpërblim prej 50 mijë KM (përafërsisht 25 mijë euro) për informata që do të kontribuojnë në arrestimin e tij.

Vrasësi para 8 ditëve ka lënë të vrarë Saud Sultaniq në shitoren e tij dhe është arratisur në drejtim të panjohur. Kërkimet deri tani nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, në ndërkohë vrasësi ka kryer edhe një vepër tjetër, ku pas vetes ka lënë edhe një polic të vrarë  Mahir Begiq i cili ishte në shërbim gjatë asaj nate. Vrasësi Gaciq i dyshohet se ka vrarë edhe nënën e tij.

Autoritetet apelojnë në kujdes të shtuar dhe mos ta marrin drejtësinë në duart e tyre për shkak të shpërblimit të shpallur, duke mos e hetuar rastin kokë më vete.

Policia edhe mbrëmë ka kontrolluar disa pika, duke kërkuar vrasësin, mirëpo pa sukses, edhe pse policia paraprakisht kishte marrë disa njoftime për lokacione të mundshme.

Vrasësi Gaciq ende është në arrati. Në bazë të informatave të para autoritetet njoftojnë se Gaciq është parë duke lëvizur në drejtim të hekurudhave.

Policisë së Sarajevës gjithashtu në ndihmë i kanë arritur edhe 150 policë nga kantone tjera.

Loading...

Shpërndaj me