Investitorët e huaj vitin e kaluar kanë punësuar rreth një mijë punëtorë të ri, njoftojnë nga Qeveria. Planet e biznesmenëve me kapital të huaj në vend, janë që në vitet e ardhshme ky numër të rritet në 5 mijë vende të reja pune. Nga Qeveria thonë se kjo është rezultat i mbështetjes që shteti i jep nxitjes për ardhjen e investitorëve të huaj.

Në vitin 2018 janë hapur gjithsej 26.600 vende të reja pune në vendin tonë dhe papunësia ra në  nivelin e ulët rekord 19.4%. Vitin e kaluar kanë hyrë nivel rekord i investimeve të huaja të drejtpërdrejta prej 624.5 milionë euro, që është për 2.6% më shumë se mesatarja e tetë viteve të fundit”-tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë

Sipas Qeverisë, vitin e kaluar 200 kompani vendore kanë fituar 20 milionë euro ndihmë nga shteti. Këto firma kanë marrë ndihma pasi kanë punuar me sukses dhe kanë punësuar rreth 800 persona ndërsa kanë dhënë rroga mesatare prej rreth 40 mijë denarëve, por nuk saktësohet nëse bëhet fjalë për rroga neto apo bruto. Në mënyrë plotësuese me ndihmën e Agjencisë për Punësim janë hapur thuajse 1.200 biznese të reja, ndërsa shteti për ta ka ndarë 17 milionë euro.

Ile Petrevski

 

Loading...

Shpërndaj me