Në mesin e 200 mijë qytetarëve, të cilat nuk e kanë shlyer borxhin e vjetër të rrymës deri në vitin 2006, përveç konsumatorëve të amvisërisë ka edhe firma private. Alsat mëson se shumë ndërmarrje me orëmatës industrial tani më janë të falimentuara, të likuiduara dhe pa adresë të pronarëve, të cilët edhe kanë ndërruar jetë. Sipas burimeve jo zyrtare, familjet e rasteve sociale do të falen, por kategoritë të tjera do të shqyrtohen me që janë në procese gjyqësore dhe kamata vonesa për 15 vjet kanë shumëfishuar koston e faturave.

Nga kompania EVN-Maqedoni kërkojnë nga ekzekutivi të gjendet një zgjidhje ligjore për këtë çështje. Ata thonë se janë në përpjekje të evidentimit të borxhlinjve me “stazh”.

EVN-Maqedoni është duke bërë analizën e idesë për kategorizimin e konsumatorëve, të cilët nuk e kanë shlyer borxhin para viti 2006. Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha aspektet se cilët borxhe mund të falen: shpenzimet reale të energjisë elektrike apo vetëm kamat-vonesat – njoftojnë nga EVN.

Qytetarët mendojnë se përpos rasteve sociale, borxhet duhet t’i paguaj secili për vete.

“Nuk e di, nëse bëhet fjalë për raste sociale do të duhej të ju falet. Nëse bëhet falje masive për borxhin atëherë jo. Mua askush nuk më pyet se si unë arrij t’i paguaj faturat”.

“Kam por nuk bën të mi falin, le ta paguaj secili për veti. Sa ke borxh? Kam diku 5-600 euro. Por, më mirë të punësojnë njerëz që t’i marrin ato pare njerëzit pa punë sepse rrymën nëse e shpenzon duhet ta paguash”.

“Po nuk është në rregull, dikujt t’i falet e të tjerët e kanë paguar me rregull. Tash këto më tepër bëhen për të fituar pikë politik, në prag të zgjedhjeve dihet përse e bëjnë”.

Zëvendëskryeministri Koço Angjushev një ditë më parë tha se Qeveria nuk do të ndajë para nga buxheti i shtetit për t’i shlyer ato borxhe. Ai theksoi se që nga ndarja e ELEM-it për prodhimin e energjisë elektrike dhe EVN-së për shpërndarjen e saj ka qenë e planifikuar ato dyja bashkërisht të shlyejnë këto borxhe.

Megjithatë, dhe pas këtyre viteve ato mjete nuk u paguan dhe këto para praktikisht kanë bërë një golgotë për shumë qytetarë të RM-së. Ato mjete financiarë, në shumicën e rasteve vështirë se mund të paguhen, por vetëm iu ngarkohen qytetarëve në procese të pafundme gjyqësore dhe të përmbaruesve dhe mendoj se bëhet fjalë vetëm për këtë pjesë – tha Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër për çështje Ekonomike.

Pak ditë më parë kryeministri Zoran Zaev deklaroi se ekziston vullneti ndërmjet Qeverisë, Korporatës shtetërore ELEM dhe Distributorit privat EVN për shlyerjen e borxheve të vjetra të energjisë elektrike deri në vitin 2006, në vlerë prej 110 milion eurove të mbi 200 mijë qytetarëve. Kreu i Qeverisë pati thënë se do të merret një vendim sipas marrëveshjes trepalëshe të nënshkruar formale-juridike për të për t’i lehtësuar familjet, të cilat janë zhytur në labirintet e përmbaruesve.

Adnan Qaili

Loading...

Shpërndaj me