Borxhi publik i shtetit në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rënie në përqindje, por në vlerë absolute është rritur. Borxhi publik në tre muajt e parë është rritur për 40 milionë euro krahasuar me vitin 2018, duke arritur në pesë miliardë e 242 milionë euro, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Sipas pjesëmarrjes në Bruto Prodhimit Vendor, borxhi publik është zvogëluar për 2.3% dhe arrin në 46.3%. Borxhi shtetëror është zvogëluar për 1.4 milion euro, dhe arrin në 38.8% të Prodhimit Bruto Vendor, ose gjithsej katër miliardë e 343 milionë euro. Në Buxhetin për vitin 2019, lartësia maksimale e borxhit publik projektohet në 54% të GDP-së ose për plus 600 milionë euro, por tani për tani në tremujorin e parë të këtij viti po shënon ulje. Vitin e kaluar e përfunduam me një borxh të përgjithshëm publik prej 48.5% të PBV-së.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...