Borxhi i përgjithshëm i komunave është ulur për gati 36 milion euro, konfirmoi për Alsat ministrja e financave, Nina Angelovska. Ajo thotë se kryetarët e komunave janë të obliguar të raportojnë tek Qeveria se si është duke ecur procesi i shlyerjes së detyrimeve me paratë e siguruara nga pushteti qendror. Angelovska shpreson që deri në fund të vitit vetëqeverisjet lokale do të arrijnë ta përgjysmojnë borxhin që ka qenë akumuluar në llogaritë e tyre komunale për vite me radhë.

Me rebalancin e vitit 2018 u mor një vendim për transferimin e gjithsej tre miliardë denarëve në llogaritë e veçanta të komunave për të filluar pagesa për detyrimet e papaguara nga ana e komunave. Nga këto fonde synohej të mbulohen 51% nga borxhi i përgjithshëm i grumbulluar, dhe deri më tani borxhi i komunave është ulur me 36 milion deri në fund të shtatorit- deklaroi Nina Angelovska – ministre e financave.

Borxhi i përgjithshëm i komunave kur qeveria vendosi të dhurojë 50 milion euro ishte pothuajse dyfish, respektivisht 100 milion euro. Si një mekanizëm mbrojtës, u soll edhe mekanizëm ligjor që buxhetet e vetëqeverisjeve lokale të mos kalojnë 10 për qind të mesatares në tre vitet e fundit, një mënyrë për të cilën nga Financat mendojnë se nuk do të mund të grumbullohen borxhe të reja në nivel lokal. Por, përkundër këtyre bindjeve, pushteti qendror ka thënë vazhdimisht se është pa kompetenca dhe nuk mund t’i kontrollojë plotësisht shpenzimet e kryetarëve të komunave. Reagime të ashpra në opinion nxitën informacionet se disa kryetar të komunave edhe pse në borxhe të mëdha me para komunale blenë makina me vlerë më shumë se 70,000. Ekspertët disa herë kanë paralajmëruar se është e paarsyeshme që qeveria të dërgojë  në një mënyrë sinjal se puna e paligjshme dhe e papërgjegjshme e komunave, si dhe mungesa e përgjegjësisë, është e leverdishme, sepse në fund borxhet do t’i paguajë buxheti qendror.

 ILe Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...