Mbrojtësi i Juventus-it, Leonardo Bonuçi, ka komentuar humbjen 1-0 të pësuar kundër Lion-it në Ligën e Kampionëve.

“Kemi gabuar pjesën e pare. Në disa ndeshje paguan edhe gabimin më të vogël. Nuk kemi qenë agresivë sa duhet dhe ky është një problem mentaliteti, duhet të ishim zgjuar më herët. Debat me Matuidi? I thashë se skuadrën e bëjnë ata që janë jashtë dhe se të gjithë duhet të jenë gati të kontribuojnë. Mund të them se kishte diçka që nuk shkonte as mes titullarëve. Duhet të gjejmë një zgjidhje, këto gjëra bëjnë diferencën“, ka thënë Bonuçi për “Sky Sport”. (Foto: Afp)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...