Artisti legjendar Jon Bon Jovi vijon ende të çojë përpara misionin e tij humanitar dhe shumë shpejt do të hapë edhe restorantin e tretë ku njerëzit e varfër mund të ushqehet pa pagesë.

‘Soul Kitchen’ është restoranti ku pjatat nuk kanë çmim, ndërsa ata që duan mund t’i lënë 20 dollarë donacion për punën e kuzhinierëve. Ata që nuk kanë para, siç janë të pastrehët, janë të mirëpritur të ushqehen në restorant ose edhe të ndihmojnë si vullnetarë në kuzhinë.

Sipas informacioneve të faqes zyrtare të fondacionit, 51 për qind e ushqimeve që janë shërbyer deri më tani janë paguar përmes donacioneve.

Pjesa tjetër prej 49 për qind është mbuluar nga puna vullnetare e njerëzve pa mjete financiare. Prandaj motoja e restorantit është: “Të gjithë janë të mirëseardhur në tavolinën tonë”.

Restorantin e parë të këtij lloji, Bon Jovi e ka hapur në tetor të vitit 2011 në Neë Jersey, në qytetin e tij të lindjes, ndërsa restoranti i dytë është hapur në vitin 2016.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...