Është hedhur një bombë në afërsi të derës hyrëse të burgut të Tetovës paraditen e sotme. Bomba e dorës, edhe pse ka pasur të hequr siguresën, nuk ka shpërthyer. Një i punësuar në Burgun e Tetovës, pasi ka parkuar veturën e tij, ka vërejtur mjetin shpërthyes në afërsi të gomës së majtë të makinës së tij dhe ka informuar Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës. Nga SPB-ja e Tetovës thonë se pas inspektimit në vendin e ngjarjes, bomba e tipit kashikara nga ekipi për anti terrorizëm dhe ekipi për mbrojtje dhe shpëtim është larguar nga vendi i ngjarjes në mënyrë të sigurt. Rasti është duke u zbardhur kurse janë marrë edhe incizimet nga kamerat e sigurisë për rreth dhe po analizohen për gjetjen e autorit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...