Atleti nga Xhamajka, Usein Bolt, pas pensionimit nga atletika, në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, është shprehur se ka dëshirë që të garojw në 100 metra me 3 yje të futbollit. “Kam një dëshirë që në 100 metra të garojë më Geret Bejllin, Kristiano Ronaldon dhe Kilian Mbapen,” ka thënë mes tjerash Bolt në intervistën e FIFA-s. Tre futbollistët besohet se janë më të shpejtit në botë, ndërsa Ronaldo stërvitet me trajnerin portugez për nismë të shpejtë në vrap. Ndryshe atleti nga Xhamajka , pas pensionimit u mundua të nis karrierën në futboll, mirëpo pas disa ndeshjeve miqësore në Australi , nuk arriti marrëveshje me skuadrën “Central Kost Mariners”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...