Rreth 250 artistë nga Bolivia dhe Peruja këtyre ditëve janë tubuar në rrethinën e qytetit Oruro që bashkërisht të bëjnë një vepër interesante. Duke i shfrytëzuar festat e pashkëve në rërë vizatuan motive të ndryshe religjioze, dhe në këtë mënyrë krijuan skulptura nga rëra. Një nga artistët është edhe Horhe Çakon i cili ka krijuar si skulpturë Barkën e Noes.

Në veprën time shihen kafshët që futen në Barkën e Noes. Suksesi i veprave tona gjithmonë qëndron në shkathtësinë dhe bukurinë e të shprehurit të autorëve- thotë Horhe Çakon, artist.

Në këtë eveniment erdhën shumë vizitues.

Erdhëm nga La Paz për t’u kënaqur me këtë art të pazakonshëm. Më gëzon shumë që shoh kaq shumë njerëz- thotë Fabiola, vizitore.

Ky manifestim ka karakter tradicional pasi ky është viti i gjashtëmbëdhjetë me radhë që organizohet. Në qytetin Oruro këtyre ditëve, përveç krijimit të skulpturave nga zalli, do të organizohet edhe një karnaval i madh.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...