Bojan Jovanovski i njohur si boki 13 dhe Zoran Milevski- Kiçec dyshohen se kanë marrë 1.5 milionë euro nga një biznesmen për ta ndaluar hetimin kundër tij. Prokuroria për krim të organizuar zbardhi se më qëllim që ti marrin paratë, të dytë kanë premtuar se kanë ndikim te një prokuror i cili do e lehtësojë situatën. Boki 13 dhe Zoki Kiçeec akuzohen për veprën penale “Marrje favori për ndikim kundërligjor”, ndërsa në mënyrë shtesë pronari joformal i televizionit 1TV është i dyshuar edhe për pastrim parash.

Takimet janë zhvilluar në më shumë vende, në shtëpinë e dëshmitarëve, por edhe në shtëpinë e të akuzuarit të parë. Gjatë takimeve nga dëshmitari fillimisht janë kërkuar 8 milionë euro për ta ndaluar procesin hetimor, ndërsa nëse procesi nuk ndalet, atëherë për gjetjen e rrethanave lehtësuese, dëshmitari është dashur të paguajë 5 milionë euro, me atë që 1 milionë eurot e dhëna herën e parë llogariten në atë shumë. 4 milionë eurot e tjera janë marrë vesh të paguhen në katër këste mujore- deklaroi prokurorja Vilma Ruskovska.

Por, Boki 13 dhe Zoki Kiçeec kanë dyshuar se mund të zbulohen, kështu ata i kanë ndërprerë takimet me dëshmitarin. Por, Bojan Jovanovski pasi i ka marrë paratë, ka filluar t’i shpenzojë.

Me paratë ka filluar të blejë gjësende, veshje, ka paguar pushime, edhe pse e gjithë kjo i tejkalon të ardhurat e tij- tha prokurorja Vilma Ruskovska.

Për momentin nuk është marrë në pyetje prokurori tek i cili kanë pasur ndikim. Dorëheqjen e Katica Janevës nuk e lidhin me Boki 13 dhe Zoki Kiçeec.

Dorëheqja e Katica Janevës është akt i saj personal dhe në këtë pjesë nuk kemi ç’të komentojmë më shumë- pohoi prokurori shtetëror Lubomir Janevski.

Boki 13 dhe Zoki Kiçeec kanë qenë nën masa të posaçme hetuese dhe fizikisht janë ndjekur. Parahetimi ka filluar vitin e kaluar në tetor, ndërsa hetimi në maj të këtij viti. Boki 13 sot është ndaluar në vendkalimin kufitarë Bogorodica, ndërsa Zoki Kiçeec është arrestuar në një lokal të njohur në Shkup. Rrëfimin për atë se Boki 13 përpiqet të reketojë biznesmenë, kryetarë komunash e publikoi në disa kolumna gazetari Branko Gerovski.

Bojan Stojanovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...