Kompania Boeing tha se ka përmirësuar imituesin e softuerit të avionëve 737 MAX, që kryen funksionin e njëjtë gjatë fluturimit, pas përfshirjes në dy aksidente me fatalitet.

Zëdhënësi i kompanisë, Gordon Johndroe, tha se ndryshimet do të sigurojnë që eksperienca me këtë imitues të jetë reprezentuese në kushte të ndryshme të fluturimeve dhe do të përmirësojë kontrollin manual të avionëve.

Këto deklarata vijnë pas raportimit të gazetës New York Times të premten se Boeing ka zbuluar së fundi se imituesit që përdoren për trajnimin e pilotëve nuk mund të përsërisin në mënyrë të duhur kushtet që kanë luajtur rol në përplasjet e avionëve 737 MAX.

“Boeing ështe duke punuar ngushtë me prodhuesit e pajisjes në ëkto ndryshime dhe përmirësime për të siguruar se nuk do të ketë pengesa”, tha Johndroe.

Edhepse imituesit nuk krijohen nga Boeing, kompania ofron informacione rreth dizajnit dhe ndërtimit të tyre, thuhej në New York Times.

Linja e fluturimit 737 MAX kishte pezulluar të gjitha fluturimet në mars pas aksidentit që la të vdekur 157 persona në linjën ajrore të Etiopisë, si dhe një aksidenti të vitit të kaluar ku mbetën të vdekur 189 persona.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...