Boca Juniors ka arritur në Madrid të mërkurën, ndërsa po përgatitet për t’u përballur me skuadrën tjetër argjentinase dhe rivalen më të madhe, River Plate në ndeshjen e kthimit të Copa Libertadores, në një operacion, më të madhin të sigurisë për një ndeshje, që qyteti spanjoll ka pasur.

Një karvan i zhurmshëm prej 5.000 tifozëve të Bocas e kanë përcjellë autobusin e skuadrës në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa u nis nga stadiumi Bombonera për në Aeroportin në Buenos Aires, shkrimin e Reuters.

Afro 10 mijë tifozë në total nga të dyja skuadrat pritet të udhëtojnë nga Argjentina për ndeshjen e kthimit, që është shtyrë dy herë dhe tash do të luhet të dielën në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit.

Me mundësinë që të arrijnë edhe dhjetëra e mijëra të tjerë argjentinas që jetojnë në Evropë, policia spanjolle e ka cilësuar këtë si një ndeshje të rrezikshmërisë më të lartë në histori të Madridit.

Loading...

Shpërndaj me