Trajneri i Olympik Marsejës, Andre Villash-Boash, beson se transferimi te PSZH e ka parë Nejmarin të ngecë në përpjekjen e tij për t’u bërë potencialisht si Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, që të rivalizojë për futbollistin më të mirë në botë.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm në botën e futbollit. Për mua, ishte lojtari që mund të pasonte Ronaldo dhe Messi për “Topin e Artë”, por nuk i ritregoi të gjitha cilësitë që kishte shfaqur te Barcelona. Për Ligue 1 nuk është mirë, nëse ai largohet. Ky lloj lojtari ka një imazh të rëndësishëm në futboll, pak a shumë sikur Ronaldinjo ishte këtu në Paris. Ekziston kjo tërheqje, bota e futbollit dëshiron të shikojë këtë lloj lojtarësh. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, nuk mund ta komentoj ndarjen, sepse nuk jam trajneri i PSZH-sw,” ka thwnw mes tjerash Vilash Boash.

Në total, Nejmar ka shënuar 51 gola në 58 ndeshje për parizienët, të cilët e hapën sezonin e ri me një fitore 3-0 ndaj Nimes, pa 27-vjeçarin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...