Miroslava Duma është një influencere dhe sipërmarrëse ruse e cila kishte miliona ndjekës në Instagram. Ashtu siç rrëfen ajo, më parë për të, e rëndësishme ishin liket dhe gjithë puna e saj ishte në Instagram. Por në një postim të fundit Miroslava u shpreh para të gjithëve periudhën e keqe që ka ka kaluar me sëmundjen e rrallë me të cilën është diagnostifikuar.

Ajo tregoi botës se mjekët i kishin thënë që ka vetëm 7 muaj jetë. Por pas këtij lajmi sipërmarrësja duket se ka marrë një mësim të  mirë për jetën duke thënë që këto muaj e kanë bërë që ta shikojë botën ndryshe. Produktiviteti i saj është rritur ndjeshëm sepse është fokusuar të bëjë gjërat që do dhe jo gjërat që j’u pëlqejnë të tjerëve t’i bëj. Pas rimëkëmbjes ajo ka kuptuar se sa e don jetën dhe botën që e rrethon.

Pasi ka kaluar rrezikun për jetën, influencerja tashmë është fokusuar tek sipërmarrja e re Future Tech një kompani investimesh që e ka themeluar në vitin 2017.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...