Ndërmarrja “Rrugët Shtetërore” ka shpallur edhe një herë tenderin për dy kilometrat e parë të rrugës Bllacë-Shkup, projekti paraparë të përfundojë në afat prej 18 muajsh. Ky tender vjen pas dështimit të parë, në të cilin tender kishte aplikuar vetëm një kompani me çmim shumë më të lartë se sa ishte paraparë. Nga ndërmarrja “Rrugët Shtetërore” thonë se tenderi i ri shpallet për të tërhequr më shumë kompani që dëshirojnë të ndërtojnë fazën e parë dhe të paraqesin çmime më konkurruese. Sipas vlerësimeve të Qeverisë, projekti me vlerë rreth 110 milionë euro do të duhet të përfundojë nga fundi i vitit 2023.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...