Subvencioni që mund të merret nga shteti për projektin “Bli shtëpi – bli banesë”, mund të arrijë gati 21 mijë euro. Afati i fundit për aplikime është deri në fund të vitit, dhe bankat që janë pjesë e këtij projekti dhe kompanitë e ndërtimit, që ofrojnë objekte janë pjesë e panairit të projektit të fundjavës.

Në buxhetin për vitin e ardhshëm, sepse projekti do të vazhdojë, janë parashikuar dy milion euro dhe unë do të thosha se projekti është i suksesshëm, dhe nuk mund të krahasohet vetëm me numrin e përgjithshëm të apartamenteve të shitura, sepse bëhet fjalë për ata, të cilët kanë më shumë nevojë- deklaroi NINA ANGELOVSKA- MINISTRE E FINANCAVE

Qëllimi i projektit është jo vetëm të rinjtë, por edhe më të moshuarit të realizojnë ëndrrën e tyre, dhe të vijnë më lehtë deri te shtëpia e tyre, thotë për Alsat Nina Nedanoska nga Ohridska Banka. Që nga fillimi i këtij projekti, Ohridska Banka ka lëshuar 220 kredi, apo në total tetë milion euro.

Shpresoj se kontribuuam për gëzimin e qytetarëve dhe mbetemi bashkëpunëtorë në këtë projekt. Të dhënat me kushtet e reja të ndryshuara për vitin 2019 janë se kemi paguar 15 kredi, ndërsa në përpunim e sipër janë edhe po aq për deri në fund të vitit- tha Nina Nedanovska, kryetare e Këshillit Drejtues të Ohridska Banka.

Këtë vit norma e interesit për këst të subvencionuar nga ana e shtetit është 2.9% ndërsa për vitin e 4 dhe 5 norma është 3.9%. në mënyrë plotësuese ofertës për personat e ri deri në 35 vjet në pesë vitet e para shteti do mbulojë 70% të këstit mujor. Për çdo fëmijë të ri të lindur ose të birësuar gjatë dhjetë viteve të para të shfrytëzimit të kredisë, shfrytëzuesi fiton subvencion shtesë prej 30% të këstit gjatë një viti. Kushtet kryesore të projektit “Bli shtëpi, bli banesë” janë që çifti bashkëshortor të mos tejkalojë 1300 euro të ardhura mujore në gjitha bazat ose individualisht 900 euro. Banesa patjetër të jetë ndërtim i ri, ndërsa çmimi për një metër katror të mos jetë mbi 900 euro. Lartësia e kësaj kredie banesore është limituar në 50 mijë euro. Projekti “Bli shtëpi, bli banesë” filloi në kohën kur ministër i financave ishte Zoran Stavrevski.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...