Në ditën e fundit të këtij viti do të përfundojë aplikimi për kredi të subvencionuar nga shteti, për projektin “Bli shtëpi – bli banesë”. Kjo do të thotë që aplikimet e fundit të qytetarëve, për të cilat do të vendosë një komision i posaçëm, do të duhet t’i shqyrtojë në periudhë të zgjedhjeve. Ministrja e Financave thotë se do të kërkojë mendim nga antikorrupsioni, por shpreson se nuk do të marrë një mendim negativ, sepse bëhet fjalë për projekt në vazhdim.

“Ne nuk shohim asnjë arsye pse të mos vazhdojë, sepse është një projekt në vazhdim. Në të kaluarën, sipas përvojës nuk ka pasur asnjë problem me këtë projekt, kështu që ne nuk presim ndonjë problem dhe procedura nuk duhet të ndalet”, tha Nina Angelovska, ministre e financave.

Këtë vit norma e interesit për këstin e subvencionuar nga shteti ra nga 3.9% në 2.9%, ndërsa për vitin e katërt dhe të pestë norma u ul nga 4.4% në 3.9%. Në modelin e pjesëmarrjes së subvencionuar, interesi ulet nga katër e gjysmë, në katër për qind. Për më tepër, për ofertën e destinuar për të rinjtë deri në 35 vjet në pesë vitet e para, në vend të 50% shteti do të mbulojë 70% të këstit mujor për blerjen e një banese. Dhe për çdo fëmijë të porsalindur ose të birësuar gjatë dhjetë viteve të para të përdorimit të kredisë, kredimarrësi do të merr një subvencion shtesë me këste 30% për një vit.

“Bli shtëpi- bli banesë”

Norma e interesit për një këst, në tre vitet e para është 2.9%
Norma e interesit për një këst, në vitin e katërt dhe të pestë 3.9%
Pjesëmarrja 4%

Për të rinj deri 35 vjet

Subvencioni për këst, për blerjen e banesës në pesë vitet e para është 70%
Subvencioni për këst për ndërtimin e shtëpisë për tre vitet e para është 60%
Subvencion për qytetarët mbi 35 vjeç në pesë vitet e para 80%

Kushtet kryesore për të aplikuar për projektin “Bli shtëpi-bli banesë” janë: çifti të mos tejkalojë 1.300 euro të ardhura totale mujore në të gjitha bazat, ose për individ 900 euro. Apartamenti duhet të jetë ndërtim i ri dhe çmimi për metër katror të mos jetë më shumë se 900 euro. Shuma e kësaj kredie për shtëpi është e kufizuar në 50 mijë euro. Shteti këtë vit ka dhënë 90 kredi, dhe numri pritet të arrijë në 150 ashtu sa kishte vitet e kaluara. Edhe buxheti i vitit 2020 parashikon gjithashtu për këtë projekt.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...