Labi u deklarua se kishte anuluar një klip me Bleron dhe Getinjon rreth shtatë vite më parë, me pretendimin se Blero ka kërkuar largimin e reperit nga bashkëpunimi për ta lënë duetin vetë Labi dhe Blero. Mirëpo, këngëtari nga Ferizaj kishte refuzuar këtë gjë, pasiqë sipas tij Getinjo duhej mbështetur dhe për këtë arsye ata kishin anuluar xhirimet.

Këtë gjë e ka pohuar edhe Getinjo përmes llogarisë në Instagram duke u shprehur: “Ashtu është siç e ke thënë ti”.

Ndërsa pa replikuar nuk ka mbetur as Blero, duke demantuar atë çfarë thonë Labi e Getinjo.

“Po më doket mua që paske harruar. Këshillë Lab, çdo histori i ka dy anët e medaljes. E që dëshiron të dalësh mirë para ‘Ferizajlive’, këtë e din bota. Të kisha këshillu me u marr me muzikë, siç do ishte dashur prej fillimi” – thuhet ndër të tjera në reagimin e Bleros i cili po ashtu i ka kërkuar ballafaqim para kamerave mbi këtë temë Labit.

Edhe pse pa klip, kjo këngë është publikuar si pjesë e albumit të Labit në vitin 2013 dhe mban titullin “Le t’kallet bota”./Prive.al

Loading...

Shpërndaj me

Loading...