Studimet rreth Lionel Messit nuk ndalen, një kompani e kontaktuar nga televizioni spanjoll “TV3” ka analizuar futbollistët që i ngjajnë më shumë yllit argjentinas. Në studim janë analizuar të dhënat nga 71,600 futbollistë, 2,300 skuadra dhe 73,000 ndeshje, për të gjetur se cili është lojtari që i përngjan Messit. Për bazë janë marrë 12 faktorë: Pjesëmarrja në ndeshje, golat e shënuar në bazë të gjuajtjeve, përqindja e golave për ndeshje, gjuajtjet e bëra, topa të prekur në zonën kundërshtare, saktësia në pasime, pasime në gjysmëfushën kundërshtare, përqindja e asistimeve për ndeshje, pasime kyçe, përqindja e topave të humbur, presingu pa top dhe gjuajtjet e kompletuara. Në bazë të të gjithë këtyre të dhënave ka rezultuar se Eden Hazard është lojtari që i përfarohet më shumë 5 herë fituesit të “Topi i Artë”, i ndjekur nga Mbappe dhe më pas Aguero.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...