Bleona Qerreti ka folur hapur për lidhjen e saj të famshme me Gani Bardhën dhe përse nuk funksionoi.

Në një intervistë për “Syri Kosova”, këngëtarja tregoi se ndarja ishte konsensuale dhe se Ganiu u tregua shumë i kuptueshëm që e lejoi atë të vijojë karriërën në Amerikë.

“Kam folur hapur për Ganin, sepse, është një lidhje e cila u prish për shkak të karrierës time, por, ishte një prishje me koncensus, sepse, unë doja të ndiqja një ëndërr timen dhe Gani ka qenë shumë i mirëkuptueshëm për këtë fakt dhe më tha “Bleona nëse ti nuk shkon në Amerikë për të arritur ëndrrën tënde, ti do rrish në shtëpi dhe do më urresh, do gatuash, do shohësh lajmet si grua shtëpiake, dhe do shikosh njerëzit tjerë që po e jetojnë ëndrrën tënde, kështu që nuk ka sens të rrish e martuar me mua kur ti ke një ëndërr” dhe kur e kam parë që është kaq i mirëkuptueshëm unë lirshëm flas mirë për të”, është shprehur Bleona.

E pyetur nëse do bashkohej përsëri me të, Bleona ka dhënë një përgjigje të prerë:

“Jo, nuk kam ndërmend të kthehem me të, pasi, gjërat kur mbarojnë-mbarojnë. Ai është prapë në jetën time, por, në një tjetër formë, që futet brenda idesë së “familjes”.

Loading...

Shpërndaj me