Blake Lively hodhi në Instagramin e saj dy foto të reja nga filmi i ardhshëm ‘The Rhythm Section’ dhe të gjithë i ka lënë gojëhapur.

Në Instagramin zyrtar të “The Rhythm Section” janë postuar vazhdimisht disa video nga skenat e filmit që do të transmetohet së shpejti.

Blake Lively është gjithmonë surprizë me rolet, si edhe me look-un që ka përdorur në çdo rol të saj, në vite. Ylli i “Gossip Girl”, së fundi është bërë pjesë e një filmi tjetër, roli i të cilit i ka ndryshuar shumë pamjen. Aktualisht, ajo është duke punuar me projektin e Reed Morano “The Rhythm Section”.

Aktorja, së fundi zbuloi edhe si do të duket në filmin e ri. Dy fotot që ajo u dhuroi ndjekësve të saj në Instagram tregojnë një Blake tërësisht të transformuar dhe shumë larg aktores dhe bukurisë që të gjithë njohim.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...