Në edicionin e 10-të të “Biznis Ligës”, ose garës në futboll në palestër mes kompanive vendore, do të vendoset një rekord i ri, për sa i përket numrit të pjesëmarrsve në këtë kompeticion. Plot 27 kompani me ekipet e tyre në futsal janë paraqitur në “Biznis Ligë”, që e bën garën më masovike në Ballkan në këtë konkurencë. “Biznis Liga” nuk e ndryshon formatin e garimit dhe secila skuadër do të përballet (vetëm njëherë) më të gjithë skuadrat pjesëmarrëse. Katër ekipet e para kalojnë në fazën e dytë, ndërsa ekipet nga pozita e 5 e deri te ajo e 12-ta, do të kërkojnë katër biletat e mbetura për fazën e dytë. Për herë të parë, në Biznis Ligë do të merr pjesë edhe Klubi Futbollistik i personave me probleme të dëgjimit “Sloboda”, e cila do të luajë në pjesën e rregullt të kampionatit dhe do të kërkojë një vend në tabelë në kohën rregullt të sezonit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...