Pa sundim të së drejtës dhe pa u luftuar korrupsioni, nuk do të kemi rritje ekonomike në vend. Të gjitha institucionet janë infrastrukturë sociale që e tërheqin shoqërinë përpara dhe ato duhet të jenë efikase, porositën pjesëmarrësit në Forumin e organizatës së Odave ekonomike.

Njëmbëdhjetë vite vendim jo- ekzekutiv gjyqësor, pabarazi në kushtet e tregut, parregullsi në punën e gjyqësorit, pengesa në procedurat e tenderit në komisionet e shkallës së dytë dhe kështu me radhë, e tërë kjo flet se ka ardhur koha, nëse nuk duam të mbetemi me problemet tona në baltë, të përfshihemi dhe të bisedojmë edhe për çështje tjera”-tha Branko Azeski, kryetar i LOE-së.

Për momentin, komuniteti i biznesit vlerëson se pjesëmarrja e biznesit në shtet është larg nivelit të nevojshëm.

Ekonomia gri, korrupsioni, rregullat e pabarabartë të lojës në raste të caktuara, administrata e ngadaltë, autorizimet e mëdha të diskrecionit të disa institucioneve, përfshirë edhe gjyqësorin, nuk janë probleme të djeshme, por janë grumbulluar për një kohë të gjatë. Nëse këtyre u shtohen edhe problemet aktuale që lidhen me joefikasitetin dhe veprimin e joadekuat të gjyqësorit, atëherë padyshim që problemi i shtetit të së drejtës është diçka që do të duhet të adresohet, veçanërisht nëse do të krijojmë kushte që do të lejojnë funksionimin e qetë të shteti”-tha Elena Milevska-Shtrbevska.

Në forumin e Odës ekonomike mori pjesë edhe ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar i cili tha se BE-ja bazohet në respektimin e ligjeve dhe rregullave, dhe se vetëm me shtetin e së drejtës do të ketë rritje ekonomike.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...