Stagnimi i ekonomisë maqedonase është pritur, dhe kjo nuk është vetëm për shkak të krizës politike, por edhe për shkak të konkurrencës së dobët të ekonomisë. Biznesmenët shprehen se për realizimin e rritjes më të madhe të ekonomisë ndikim kanë edhe faktorë tjerët siç janë investimet në infrastrukturë, qasja deri te financat, përvetësim i tregjeve të reja.

Duhet të bëjnë plane krahas korridoreve, krahas infrastrukturës, krahas parqeve të reja teknologjike, investimet e paralajmëruara, se do të duhet të formësojnë mënyra në të cilat do të mund të investojë sektori privat. Rritja ekonomike nuk varet vetëm nga subvencionimi, nuk e shohim logjikën pse duhet të subvencionohet diçka kur nuk ka nevojë – tha Mile Boshkov, kryetar i Konfederatës së Biznesit.

Biznesi alarmon se për t’i detyruar kompanitë vendore dhe ato të huaja që të investojnë, nuk mjaftojnë premtimet se do të stabilizohet kriza politike, por stabilitet real dhe afatgjatë.

Nuk mundet tërë kohën të paralajmërojmë stabilitetin politik, ndërsa tërë kohë ta ndjejmë krizën politike. Paratë e investitorëve presin klimë të mirë, nuk presin se do të jetë mirë, por duan të jetë mirë që t’i realizojnë investimet e tyre. Askush nuk dëshiron të investojë në projektet serioze investuese dhe financiare derisa nuk e shikon lidhshmërinë e qëndrueshmërisë së atij investimi të ndërlidhur me politikën dhe stabilitetin politik – tha Mile Boshkov, kryetar i Konfederatës së Biznesit.

Të dhënat e Konfederatës së biznesit tregojnë se për pesë vite vetëm 330 kompani në Maqedoni kanë pasur rritje prej 5%, që është e dhënë dështuese. Nga Qeveria përkundër rezultateve të këtilla konsiderojnë se rritja e punësimit dhe prodhimtarisë industriale mbjell shpresë se ekonomia do të përmirësohet. Statistikat e publikuara flasin se ekonomia e Maqedonisë vitin e kaluar ka stagnuar, ndërsa rënie më të madhe ka shënuar ndërtimtaria. Projeksionet qeveritare për sivjet janë rritje e BPV-së prej 3,2 për qind.

Aleksandra Spasovska

Shpërndaj me