Biznesmenët e rinj kërkojnë bashkëpunim më të madh me institucionet shtetërore, veçanërisht me Qeverinë. Sektori joqeveritar përmes hulumtimeve në terren dhe anketimin e disa institucioneve dhe biznesmenëve, arriti në konkluzionin se nevojiten më shumë përpjekje për përfshirjen e të rinjve në veprimtarinë sipërmarrëse. Gjithashtu është e nevojshme të rritet roli i sektorit privat në arsim për veprimtarinë e sipërmarrjes dhe të rritet mbështetja e politikave që përmirësojnë kushtet ekonomike për të rinjtë e vendit.

Dobësia më e madhe që e kemi hasur është bashkëpunimi i pamjaftueshëm midis këtyre tre aktorëve që i përmendëm paraprakisht, por ajo duhet të rritet gjithnjë e më shumë”.- theksoi Angel Mojsovski – Institut për Politikë Evropiane

Unë si ministër i Ekonomisë tashmë kam filluar bisedime me fakultetet, kryesisht me ato teknike, duke pasur parasysh se ne si Ministri duhet t’i hapim kapitujt me Komisionin Evropian dhe duam të përfshijmë drejtpërsëdrejti të rinjtë që do të korrespondojnë me kërkesat evropiane”.- u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Alsat

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...