Luftë serioze me ekonominë gri, eliminimi i numrit të madh të tatimeve të fshehura, krijimi i kushteve të qëndrueshme për biznes dhe përshpejtim i procesit të digjitalizimit. Këto janë vetëm një pjesë e 78 masave, që biznesmenët nga Lidhja e Odave Ekonomike i dorëzuan ekipit ekonomik të qeverisë për të përmirësuar klimën e biznesit. Në mëngjesin tradicional të përbashkët afaristët i kërkuan kryeministrit dhe ministrave, që deri në fund të vitit disa nga kërkesat e tyre të realizohen.

Ajo që me të vërtetë është vështirë për kompanitë janë tatimet parafiskale, domethënë tatimet e fshehura, që jo vetëm për kompanitë, por edhe për qytetarët, paraqesin barrë që nuk janë aq të dukshme si të gjitha detyrimet e tjera që i kemi, siç janë tatimet”- tha Daniela Arsovska, kryetare e LOE

Si një nga masat për reduktimin e ekonomisë gri, kryeministri Zaev e theksoi rimbursimin e TVSH-së, që do të fillojë në korrik dhe njoftoi një zgjidhje si të motivohen punëdhënësit, që të mos japin paga në zarf, si pjesë e pagës së punëtorëve.

Qëllimi ynë është që të demotivohen afaristët, ti tërheqin paratë e tyre nga llogaritë e tyre dhe t’i japin ato në para në dorë. Por, ti japin si pagë bruto, dhe kjo të mos u kushtojë asgjë më shumë, domethënë ndoshta do t’u kushtojë edhe më pak, nëse e bëjnë atë, por paraprakisht nëse mundet të rriten edhe fondet e pensionit dhe shëndetësisë”- theksoi Zoran Zaev, Kryeministër

Zv.kryeministri Koço Angjushev, pas interesit të vogël vitin e kaluar, u kërkoi biznesmenëve të aplikojnë për mbështetjen nga shteti, nga Plani i Rritjes Ekonomike, që është 70 milionë euro këtë vit. Ai u premtoi se nuk do të kenë kontrolle të shpeshta të inspektimit.

Këtë vit janë mbi 4.000 kompani të kualifikuara për të aplikuar për ligjin. Pra ju lutemi, aplikoni të gjitha 4,000 kompanitë. Të gjithëve do t’ju vizitojmë, ne e dimë se kush jeni të kualifikuar, sepse ajo varet vetëm nga të ardhurat tuaja dhe asgjë më shumë”- u shpreh Koço Angjushev, Zëvendës Kryeministër për çështje ekonomike

Kryeministri Zaev premtoi se do të shqyrtohen masat dhe kërkesat e biznesmenëve dhe do të përcaktohen afatet për realizimin e tyre.

Aleksandra Spasevska                     

Loading...

Shpërndaj me

Loading...