Biznesmenët në vend që ta dëgjonin zv/ kryeministrin Koço Angjushev për subvencionet e fundit të Qeverisë, e pritën me një varg vërejtjesh, me të cilat ata ballafaqohen për çdo ditë. Vonesa e vendimeve ligjore, lehtësimi i procedurave doganore, vonesa e eksportit të materialeve të nevojshme prodhuese, ishin vetëm një pjesë e problemeve për të cilat biznesmenët kërkuan zgjidhje nga Qeveria.

“Përmendët subvencionimin e prodhimtarisë sekondare në bujqësi, por a jeni të vetëdijshëm se baza e lëndës së parë që ishte pika më e fortë dhe e eksportojmë si të tillë tashmë është shkatërruar, çfarë do të ndërmerret në këtë drejtim. Po vonohen disa ligje, për shembull në blegtori Ligjit për kullotat nuk mundëson planifikim të investimeve afatgjate që janë të domosdoshme”.

“Është kot, ne mund të marrim fonde e të mos mund të punojmë. Kush do të na paguaj dëmin, katër muaj e gjysmë ne nuk mund mundnim të punojmë, do të thotë kishim probleme. Kemi administratë të madhe kurse më shumë probleme”.

Zv/ kryeministri Angjushev i cili u gjet në situatë të pa-lakmueshme pas pritjes së këtillë, pranoi se kemi administratë të ngadalshme, duke paralajmëruar se do t’i zgjidh problemet.

Për të gjitha problemet që i kam, do të organizoj një zyrë ku do të mundemi online të lajmëroheni dhe të mund të reagojmë. Ndryshe, ju përderisa vini siç thatë, kur keni ardhur vet në kabinetin tim, problemi është tejkaluar, por derisa vini ju në kabinetin tim, vetëm një gjë mund t’u premtoj, secili që ka ardhur tek unë dhe e kam dëgjuar, kam reaguar- deklaroi Koço Angjushev, zv/kryeministër për çështje ekonomike.

Edhe krahas asaj që komuniteti i biznesit tregonte problemet me të cilat ballafaqohet, megjithatë zv/ kryeministri Angjushev apeloi për kompanitë të aplikojnë për masat qeveritare për mbështetjen e investimeve dhe subvencionimit të pagave.

Andrea Çobanova 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...