Pjesa më e madhe e personave të papunë në vend janë qytetarë që nuk janë të interesuar për punësim, nuk janë aktiv në kërkimin e punës apo bëhet fjalë për profile të arsimit të lartë që nuk pranojnë punë që është nën kualifikimet e tyre- vlerësojnë nga Oda Ekonomike. Më tej thuhet që rroga nuk është e rëndësishme për këtë kategori derisa të mos gjejnë punësim përkatës. Në promovimin e Planit operativ të Qeverisë për punësim, biznesmenët nuk veçuan asnjë vërejtje dhe theksuan se plani është sipas masës së tyre.

Me të vërtetë, nuk duan të punojnë me kualifikime më të ulëta, edhe pse pagat e ofruara nga kompanitë janë të larta. Ka kompani që ofrojnë 30 mijë, por nuk ka interes sepse vlerësojnë që është më mirë të qëndrojnë nëpër shtëpi sesa të kërkojnë punë – tha Natasha Janevska- Oda ekonomike.

Edhe këtë vit në përpunimin e planit për punësime të mbështetur me paratë e shtetit nuk janë përfshirë institucionet arsimore. Kjo është një nga kërkesat më të shpeshta të ekspertëve, pasi sipas tyre në këtë mënyrë do të sigurohet kuadër për të cilin ka nevojë ekonomia. Nga Agjencia e Punësimit thonë se planin e kanë bërë punëdhënësit, sindikatat dhe pushteti. Nga ministria përkatëse Alsat mori konfirmimin se profesorët nuk kanë qenë pjesë e grupeve të punës për përgatitjen e planit për punësim me arsyetimin se biznesmenët më së miri e dinë se për çfarë kanë nevojë kompanitë e tyre.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale si bartëse e planit operativ me siguri i ka përfshirë të gjitha subjektet dhe partnerët që vlerëson se do japin efekt në drejtim pozitiv në realizimin e planit operativ – deklaroi Biljana Jovanovska, drejtoreshë e Agjencisë së punësimit.

Nga 1 marsi, Gjermania i hap dyert për punëtorë nga vendet që nuk janë pjesë e BE-së. Prandaj një pjesë e mirë e biznesmenëve kanë frikë se me largimin e të rinjve të aftë për punë, do të rritet, e me këtë në mënyrë artificiale do të ulet numri i papunësisë në vend pasi ata do jenë pjesë e tregut të punës të ekonomisë më të fuqishme në Evropë. Shkalla zyrtare e papunësisë për momentin është 17%.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...