Liberalizimi i tregut të rrymës në vend nuk solli dobi për qytetarët. Edhe pse prej fillit të vitit 2019-të, prej kur me ligj të gjithë kanë mundësi të blejnë rrymë në tregun e lirë, qytetarët ende paguajn faturat e njejta për energji elektrike, liberalizimi i tregut të rrymës solli dobi vetëm për disa biznese të vogla. Në emisionin “Magazina Ekonomike”, kreu i KRE-së thekson sipas parashikimeve të Komisionit, vendin do të ketë stabilitet në çmimin e energjisë elektrike.

Furnizuesi universal ka obligim të blejë energji elektrike nga ELEM. Në vitin 2019 të paktën 80% dhe më pas hap pas hapi në vitet në vijim zvogëlohet diku deri në vitin 2025. Por, ELEM është i obliguar të ofrojë më pak. Nuk do të thotë se ELEM këtë vit do ofrojë 80%. Ndoshta do ofrojë edhe më shumë se 80%. Qytetarët duhet të jenë të rehatshëm dhe të sigurt sepse në këtë moment çmimi i ELEM-it në vitin 2018 që e caktoi KRE-ja është 39.6 euro për një megavat orë. Në vitin 2019 me konceptin e ri, me zgjedhjen e furnizuesit universal, furnizuesi universal do shpallë tender ku do paraqitet ELEM dhe nëse ka nevojë do kemi edhe importim të energjisë elektrike dhe asaj do ia shtojmë edhe shpenzimet e rrjetëzimit edhe për bartje dhe shpërndarje, shpenzimet për blerjen e energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme dhe disa shpenzime tjera, dhe në ato shpenzime do e shtojmë edhe marzhën prej 11.5% dhe në këtë mënyrë do e përcaktojmë çmimin përfundimtarë të energjisë elektrike për amvisëritë. Pritjet janë se nuk do ketë ndryshime të konsiderueshme të çmimit të energjisë elektrike në tregun e rregulluar të energjisë elektrike”- tha Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjisë.

Loading...

Shpërndaj me