Kreu i SASHK-ut, Joakim Nedellkovski nuk tregoi për siç e quajti ai “xhokerin” që ata posedojnë në negociatat me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës mbi pagat e arsimtarëve. Në edicionin e sotëm të emisionit “Magazina Ekonomike” në Alsat, i pyetur në lidhje me elementin e fundit që mungon për të arritur një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, Nedellkovski tha se nuk do të ishte e përshtatshme që para opinionit, para ministrit të zbulojë top kartat dhe pozitat e Sindikatës, por përmendi pengesën kryesore midis SASHK dhe Ministrisë:

“Për këtë çështje është realizuar sondazh në mbi 400 organizata sindikaliste në shkollat fillore dhe të mesme, unë mendoj se me përqindjen jemi afër dhe se së shpejti do të pajtohemi me Ministrinë dhe Qeverinë, por pengesa më e madhe është ajo që pse mos të fillojnë nga janari masa për pagat”-theksoi Nedellkovski.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...