Pas lëndimit të Zaniolos dhe Diavaras, skuadra Roma pritet që të regjistrojë edhe dy blerje të reja në afati kalimtar të janarit. Gazetari Italian, Xhianluka di Marzio nga “Sky Sport” raporton se Roma ka shtuar përpjekjet për transferimin e Adnan Januzajt nga Real Sosiedadi. Mbrëmë në mesnatë, përfaqësuesit e Romës kanë qenë në San Sebastian për të biseduar drejtpërdrejtë me klubin spanjoll për transferimin e reprezentuesit belg. Prezentë në takim ishin edhe babai i tij dhe menaxheri i Januzajt. Roma dëshiron që marrëveshja të përfshijë huazim me të drejtë të blerjes rreth 12 milionë euro. Por, Real Sosiedad kërkon që huazimi të parasheh një pagesë prej më pak se 1 milionë euro, rreth 800 mijë euro.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...